Gjeorgjia mposhti 1-0 Shqipërinë në “Air Albania”. Një ndeshje e luftuar, porn ë fund do të festonin gjeorgjianët.
Pas sfidës ka folur sulmuesi gjerogjian, Kvaratskheli. Ky i fundit ka theksuar se Shqipëria ka lojtarë të fortë dhe që luajnë mjaft mirë. Ndër të tjera nënvizoi se Kombëtarja jonë mund të kalojë grupin.
“Si të është dukur Shqipëria? Unë mendoj se Shqipëria ka lojtarë shumë të fortë dhe është një skuadër e fortë. Ne u mbrojtëm mirë, luajtëm mirë dhe u kujdesëm siç duhet. Nuk i heq asnjë meritë Shqipërisë dhe duhet të bëjmë kujdes në ndeshjen e kthimit. Shqipëria është një skuadër që mund të kalojë grupin. Unë iu uroj fat.
Nuk ka skuadra favorite në grup. Është një grup i ekuilibruar, pasi secila prej tyre mund të kalojë më tej”, ka deklaruar shkurtimisht Kvaratskheli.