Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lot mes vëllezrit Xhaka dhe koreografi speciale, Taulanti “pensionohet” nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
Lot mes vëllezrit Xhaka dhe koreografi speciale, Taulanti
Koreografi për Taulant Xhaka nga tifozët e Basel-it

Taulant Xhaka i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Në takimin e fundit me Basel-in, klubi organizoi një ceremoni lamtumire, ku ishte prezentë edhe vëlla i tij, Granit Xhaka.

Tifozët e nderuan me një koreografi të veçantë, duke vlerësuar besnikërinë e tij shumëvjeçare ndaj klubit. Mesfushori u përlot, ashtu si shumica e tifozëve dhe vëllai i tij, Graniti.

Taulanti u aktivizua për më shumë se një dekadë me Basel, përveç dy sezoneve të huazimit te Grasshopper. Ai regjistroi mbi 400 paraqitje dhe e mbylli karrierën me një titull kampion. Për Shqipërinë zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi një gol, përpara se të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2021.

Lot mes vëllezrit Xhaka dhe koreografi speciale, Taulanti
 

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga