
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Markus Babbel, ka reflektuar mbi mundësinë që Jurgen Klopp të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit, pas njoftimeve se Carlo Ancelotti do të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Ndër të tjera Babel thotë se e vetmja mundësi që Klopp të rikthehet sërish në paniknë është drejtimi i ndonjë kombëtareje të madhe.
“Nuk jam i sigurt nëse Klopp do të jetë ndonjëherë trajner përsëri. Nuk e shoh të kthehet te Liverpooli si drejtor. Dhe nuk e shoh të pranojë pozicionin te Real Madridi nëse Carlo Ancelotti largohet këtë verë dhe atij i është ofruar puna. Ai ndaloi së trajnuari, sepse nuk kishte më energji dhe sepse presioni është jashtëzakonisht i lartë, dhe presioni në Madrid është më i madh se në Liverpool!
Në Madrid, nëse humb një ose dy ndeshje, je nën shumë presion. Ancelotti është nën një presion të madh tani pas largimit nga Championsi. Nuk e di nëse Klopp do ta donte këtë. Ai ka një jetë të përsosur tani, po e shijon atë, ka një projekt interesant në Red Bull, kështu që pse do të largohej për të marrë drejtimin e Real Madridit?! Mendoj se pozicioni i tij te Red Bull është perfekt për të.
Nuk punon shumë, s’je në qendrën stërvitore çdo ditë dhe mund të udhëtosh në të gjithë botën. Kjo është ajo që ai dëshiron, të jetë i përfshirë në një projekt, por jo të jetë protagonist. Tani për tani, mendoj se po e shijon jetën, duket shkëlqyeshëm dhe ka humbur peshë. E vetmja mënyrë që e shoh atë të drejtojë përsëri është me një ekip kombëtar.
Ndoshta me Gjermaninë, pasi Julian Nagelsmann vendos të transferohet në një klub të ri, dhe nëse i gjithë futbolli gjerman po qan për Klopp, atëherë ndoshta ai do të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Gjermanisë . Por nuk e shoh atë të drejtojë përsëri klube”, e mbylli Babel.