
Barcelona
Frenkie De Jong ka nënshkruar ditën e djeshme marrëveshjen e re me skuadrën e Barcelonës.
Holandezi, i cilësuar si një nga pikat kyçe të trajnerit Hansi Flick e kishte shprehur me kohë dëshirën për të vazhduar të vishte ngjyrat katalanase dhe kjo gjë u plotësua.
De Jong rinovoi deri në vitin 2029 dhe do të ketë një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.
I afruar në merkaton verore në vitin 2019 nga Ernesto Valverde, 28 vjeçari ka pasur shpesh luhatje tek skuadra blaugranase. Dëmtimet e shpeshta dhe paga e tij e lartë kanë qenë problemet kryesore.
Por me ardhjen e Flick gjërat për holandezin ndryshuan dhe këto kohe, Frenkie është kthyer të jetë një shtyllë kyçe e mesfushës katalanase.
Poll