Na ndajnë edhe dy ditë nga gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. “Mjeshtri” i raportimeve në fushën e gazetarisë sportive Fabrizio Romano e bën zyrtare mungesnë e Kylian Mbappe, shkak problemet fizike.
Edhe pse u shpresua se yllin francez do ia dilte në kohë, parashikimi fillestar ka rezultuar i gabuar. Një mungesë e madhe që shton dhimbjet e “kokës” për trajnerin Xabi Alonso.
Opsioni më realist është zëvendësimi me talentin iberikas Gonzalo Garcia. Fakti që Garcia shënoi trigolësh ndaj Betis në La Liga gjatë fundjavës së kaluar, “ngrohë” disis “Galaktikët”. Nëse Reali ia del të mposhti Atleticon, ata do të përballen në finale kundër fituesit nga çifti Barcelona – Athletic Bilbao (nesër, ora 20:00).
???? OFFICIAL: Kylian Mbappé misses the Spanish Super Cup due to injury. ⚠️ pic.twitter.com/rCsRIql9cU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 6, 2026
