
Rafa Marquez
Rafa Marquez nuk do të jetë më trajner i akadamisë së Barcelonës. Trajneri dhe klubi katalanas kanë vendosur që të ndajnë rrugët mes tyre, me 45 vjeçarin që kërkon një aventurë të re në Meksikë.
Marquez menjëherë pas largimit nga Barcelona, do të bashkohet me stafin e kombëtares së Meksikës. Aty do të vijojë edhe karriera e 45 vjeçarit si trajner, i cili ka preferuar vendlindjen për t’u rritur në profesion.
Kujtojmë që Marquez ka qenë trajner i të rinjve të Barcelonës që prej vitit 2022. Tekniku meksikan i ka drejtuar katalanasit në 82 ndeshje, ndër të cilat ka fituar 40, barazuar 21 dhe humbur po 21.
View this post on Instagram
Poll