
Rey Manaj
García Pimienta është trajneri i ri i Sevillas. Është vetë klubi andaluz që ka zyrtarizuar Pimientan si trajner të ri të ekipit. Tekniku 49-vjeçar mbyll kështu aventurën me Las Palmas dhe tashmë firmos një kontratë 2-vjeçare me Sevillas.
Spanjolli më parë ka qenë ndihmës trajner te Barcelona B, ndërsa rolin e trajnerit të parë e ka ushtruar te Barcalona U18, U19 dhe më pas edhe B. Kujtojmë që te këta të fundit spanjolli ka patur në organikë edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rey Manajn.
Drejtuesit e Sevillas besojnë se Pimienta do të nxjerrë ekipin nga kriza, duke marrë parasysh se sezonin e fundit andaluzët e mbyllën në vendin e 14-të në La Liga, duke qenë jashtë çdo kompeticioni europian.
Poll