
Saul Niguez
Sevilla ka goditur në merkato, pasi ka siguruar shërbimet e mesfushorit, Saul Niguez. Ylli i Atletico Madrid është në huazim për 1 vit nga “Los Colchoneros” te Sevilla, me opsionin e zgjatjes edhe prë 1 vit tjetër.
Niguez që është një nga lojtarët kryesorë të Atletico Madrid, vendos kështu të largohet për të provuar një aventurë të re. Edhe pse kishte shumë oferta nga klube të ndryshme, 29 vjeçari ka preferuar qëndrimin në La Liga-n spanjolle.
Kujtojmë që mesfushori është një prodhim i Real Madrid, teksa më pas ka veshur edhe fanellën e Atletico Madrid, Rayo Vallecano dhe Chelseat.
Poll