Klubi i Gironës ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen e huazimit me Barcelonës për portierin Marc-Andre ter Stegen, i cili do të mbrojë portën “bardhekuqe” deri në fund të sezonit aktual.
Portieri gjerman transferohet te Girona pas humbjes së rolit të tij kryesor te Barcelona, në një përpjekje e cila ka synim që ti sigurojë sa më shumë minuta të rregullta loje, por që të bëhet pjesë edhe e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës.
33-vjeçari e ka nisur karrierën në akademinë e Borussia Monchengladbach, ku debutoi në Bundesliga në moshën 18-vjeçare. Falë qëndrueshmërisë së tij, ai u konsolidua shpejt si një nga portierët më premtues në Gjermani, përpara se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2014.
Gjatë periudhës së tij te klubi katalanas, Ter Stegen ka zhvilluar 423 paraqitje zyrtare, duke fituar 1 Champions League, 6 tituj të La Ligës, 6 Kupa të Mbretit, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë Bote për Klube.
