Loïc Badé është lojtari më i ri i Sevillas. Qendërmbrojtësi vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Rennes në Francë, për të nisur një të re në La Liga-n spanjolle.
Badé ka firmosur me Sevillan një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Në krahun tjetër, klubi andaluzian ka paguar rreth 12 milionë euro për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.
Për lojtarin kishte një prezantim të veçantë, me futbollistin që pozoi krah nënës së tij. Ishte pikërisht foto e lojtarin me nënën e tij, ajo e cila u publikua edhe nga klubi spanjoll për ta prezantuar si blerjen më të fundit.
View this post on Instagram
Poll