
Jules Kounde
Barcelona ka përforcuar repartin difensiv të ekipit me rinovimin e një prej titullarëve të Hansi Flick. Bëhet fjalë për Jules Kounde i cili do të jetë edhe për shumë vite pjesë e katalanasve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Barcelona nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku njoftohet zgjatja e bashkëpunimit me mbrojtësin francez. Kounde ka rinovuar kontratën me kuqeblutë deri në vitin 2030.
Mbrojtësi i kombëtares franceze është një nga kryesorët e trajnerit Hansi Flick në 11-shen titullare. Kounde u bë pjesë e kampionëve të Spanjës në vitin 2022 nga Sevilla për shifrën e 50 milionë eurove.
Poll