
Aymeric Laporte
Aymeric Laporte është futbollisti më i ri i Athletic Bilbao. Mbrojtësi 31-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Al Nassr në Arabinë Saudite, për t’u rikthyer në LaLiga.
Me klubin spajoll, Laporte ka firmosur kontratë 3-vjeçare pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi i LaLiga ka shpenzuar 10 milionë euro.
Kujtojmë se më herët, 31-vjeçari është aktivizuar për Bilbao U19, për të kaluar më pas tek ekipi i parë.
Ndërkohë që, vlen të theksohet se për t’u rikthyet tek klubi i zemrës, ai hoqi dorë nga paga prej 25 milionë eurove që përfitonte në Arabi.
Poll