
Alonso, Pedri, Torres, Gavi & Garcia
Marcos Alonso nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Mbrojtësi spanjoll dhe klubi blaugrana kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, pas 2 viteve.
33-vjeçarit i ka përfunduar kontrata pikërisht ditën e sotme, teksa asnjë nga palët nuk ka shtyrë më tej për të rinovuar, duke bërë që të vijë edhe zyrtarizimi i largimit të tij nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Marcos Alonso nuk do të vazhdojë me Barcelonën. Lidhja e tij me klubin ka përfunduar më 30 qershor”, shkruan Barcelona.
View this post on Instagram
Poll