
Raphinha, Bernal & Yamal
Në prag të sfidës së rëndësishme me Paris Saint-Germain në Champions League, Barcelona ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm. Katalanasit kanë arritur një marrëveshje të re me Marc Bernal.
Mesfushori 18-vjeçar ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2029. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blaugrana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kontrata e mëparshme e Bernal me Barcelonën skadonte në verën e vitit të ardhshëm. Katalanasit vijojnë të tregojnë një besim të madh tek lojtarët e akademisë “La Masia”.
View this post on Instagram
Poll