Barcelona ka huazuar mbrojtësin Clement Lenglet te Atletico Madrid, pasi e kishte huazuar sezonin e kaluar tek Aston Villa. Klubi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me rivalët për titull, por i ka ndaluar atyre blerjen e kartonit.
“Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshjen për huazimin e mbrojtësit francez Clement Lenglet deri më 30 qershor 2025. Nuk ka opsion për ta blerë kartonin”, shkruan klubi katalanas.
Tashmë mbetet për t’u parë si do shkojë aventura e Lenglet te Atletico. Kujtojmë se te blaugranasit ishte shpesh herë i kritikuar për paraqitjet e tij, për këtë dhe përfundoi i huazuar.
Poll