
Giacomo Raspadori
Atletico Madridi ka bërë goditjen e radhës në merkato ditën e sotme duke përforcuar repartin ofensiv. Giacomo Raspadori është blerja më e re e “Colchoneros” në këtë merkato vere.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Napoli arrin të arkëtojë 22 milionë euro nga shitja e sulmuesit italian në tek Atletico Madrid.
Giacomo Raspadori ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Atletico Madridin deri në vitin 2030. Pas aventurave me Sassuolon dhe me Napolin në Serie A, kjo do të jetë eksperienca e parë e 25-vjeçarit jashtë Italisë.
Bienvenido al Atlético de Madrid, Giacomo Raspadori ????⚪ pic.twitter.com/I1FSxMJuPI
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 11, 2025
Poll