
Nico Williams është një nga talentet më në zë të momentit. Paraqitja e tij e mirë në Europian me Spanjën, por dhe me klubin e Athletico Bilbao në kampionat ka bërë që shpesh herë të diskutohet mundesia e tij për tu trasferuar në një klub më të madh.
Edhe pse ka pas oferta nga Barcelona dhe disa ekipe të tjera të këtij niveli, 22-vjeçari ka vendosur të qëndroi tek Athletico.
“Ata janë familja ime, marrëdhënia që kemi në skuadër është shkëlqyer dhe nuk mendoj që do ta gjej diku tjetër këtë atmosferë.
Lamine Yamal? E kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Në verë, për shembull, shkova me të për pushime në Marbella. Sa herë që kishim rastin të flisnim, ai më jepte këshilla dhe anasjelltas”, është shprehur spanjolli.
Në këtë sezon në 34 ndeshje në të gjitha garat mefushori i krahut të majtë ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 7 asiste. Kujtojmë që kontrata e tij me Athletico Bilbao mbaron në 2027.