Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Zëvendësuesi i Kroos? Real Madrid 'piketon' dy yjet e futbollit europian

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Kroos? Real Madrid 'piketon' dy yjet e
Toni Kroos

Toni Kroos do të varë këpucët në gozhtë në fund të këtij sezonit. Më saktësisht pas Euro 2024, mesfushori gjerman do të pensionohet, duke i dhënë fund kështu një karrierë mjaft të suksesshme si futbollist.

Një lajm i keq për Real Madrid që humbet kështu një nga lojtarët më të mirë të ekipit, i cili ndër vite ka qenë ndër protagonistët kryesorë në triumfet dhe trofetë e fituar nga “Los Blancos”.

Tashmë, madrilenët janë vënë në lëvizje për zëvendësuesin e 34-vjeçarit. Dy janë emrat të cilët pëlqehen më shumë nga Florentino Perez, por që për momentin janë thjeshtë dëshira.

Joshua Kimmich i Bayern Munich dhe spanjolli Rodri, mesfushor i cili aktualisht mban veshur fanellën e Manchester City-t janë dy lojtarët që shihen nga drejtuesit e Realit si perfektët për të zëvendësuar Kroos.

Pritet që në ditët në vijim, Real Madrid të hedhë hapa konkretë për të transferuar në “Bernabeu” njërin prej këtyre mesfushorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga