Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Zërat për shkarkimin, reagon Xavi: Kush e thotë këtë? Nuk i gënjej dot tifozët e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Zërat për shkarkimin, reagon Xavi: Kush e thotë këtë?
Xavi Hernandez

Lajmet për shkarkimin e mundshëm të Xavi Hernandez nga Barcelona kanë marrë vëmendjen e mediave sportive. Deklarata e trajnerit spanjoll para disa ditësh, ku theksonte se Barça nuk ka mundësinë për shkak të kushteve financiare të garojë me Real Madrid dhe skuadra big nuk i ka pëlqyer Joan Laportas.

Pas këtyre zërave ka reaguar vetë timonieri i katalanasve. Ky i fundit ka theksuar se pavarësisht të gjithave ka deklaruar se ka besimin e presidentit dhe drejtorit sportiv. Ndër të tjera ka nënvizuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se i kupton thashethemet e ditëve të fundit.

"E ardhmja? Klubi beson te unë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë me entuziazëm. Unë i kuptoj thashethemet, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Nuk e di dhe nuk më intereson. Besimi i presidentit, zëvendëspresidentit dhe Decos është i paprekur. Unë i kuptoj mediat, por ata më thonë të kundërtën.

Gjithçka është si 3 javë më parë. Nuk ka asnjë ndryshim. Gjërat po shkojnë mirë. Gjithsesi nuk kam arsye për t’i gënjyer tifozët e Barçës, kjo ëhstë skuadra.

U zemërua presidenti nga fjalët e juaja? Kush e thotë këtë? Nuk më është dhënë ky mesazh. Jemi të fokusuar te ndeshja”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga