
Sulmuesi i Real Madridit Vinicius ka pësuar një lëndim në bicepsin e këmbës së majtë. Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e Real Madrid lëshuar në rrjetet sociale. Bëhet fjalë po ashtu për një raport mjekësor mbi gjendjen e konkurruesit për fitimin e “Topi i Artë”.
Braziliani pësoi dëmtimin gjatë fitores 3-0 kundër Leganes, ku tek goli u rikthye Jude Bellingham. Lojatri i “Los Galacticos” pritet të mungojë gjatë, madje shumë javë.
Ekzaktësisht, klubi madrilen nuk shprehet për një datë fikse, por më shumë informacione do të jepen në ditët në vijim.
“Pas testeve të kryera sot, Vini Jr. Është diagnostifikuar me dëmtim të pjesës së bicepsit e femoris në këmbën e majtë. Këto ekzaminime janë bërë nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid.
Më shumë për të njoftuar në ditët pasardhëse...”, u shpreh Real Madridi në komunikatën zyrtare.
Vini Jr. medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) November 25, 2024