Sulmuesi më i vogël i Barcelonës, Lamine Yamal ka mahnitur botën e futbollit me talentin e tij. Megjithatë po aq herë sa është lavdëruar aq herë e ka gjetur veten pjesë të diskutimeve dhe polemikave gjithashtu.
Në një intervistë të dhënë 18-vjeçari, e pranon madhështinë e pakrahasueshme të yllit të skuadrës, Lionel Messi. Pasi e ka cilësuar edhe si më të mirin në histori.
“Është më i miri në histori”, ka thënë sulmuesi, Yamal.
Ndërsa sa i përket polemikave dhe krahasimeve të cilat e kanë ndjekur që nga momenti kur është bërë pjesë e Barcelonës, ai është shprehur se nuk ka dëshirë të jetë si “pleshti”, por kërkon që të ndjek vetëm rrugën e tij në karrierën e futbollit.
“Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Messi, dhe Messi e di që unë nuk dua të jem ai. Dua të ndjek rrugën time, kaq”, përfundoi18-vjeçari.
Sa i përket sulmuesit Yamal, ai u bë pjesë e katalanasve më 20 gusht të 2023 kur ishte vetëm 16-vjeç, ndërsa në La Liga në 83 ndeshjet e luajtura ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 30 asistime.
