
Xavi Hernandez ka folur në prag të El Clasicos, Real Madrid – Barcelona. Trajneri i katalanasve thotë se kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, duke theksuar se Real Madrid vjen në një moment të mirë dhe se janë më të fortë pasi mposhtën Cityn
Gjithashtu, trajneri spanjoll shton se përballë Realit do të nxjerrin të gjithë inatin dhe zhgënjimin që kanë marrë nga Champions League, kompeticion nga i cili i eliminoi Paris Saint-Germain.
“Kemi mundësinë që të rihapim kampionatin, për ne është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Përballemi me një skuadër shumë të fortë, madje pasi eliminuan Cityn, e shoh Realin edhe më të fortë pasi vjen në një moment shumë të mirë nga aspekti psikologjik. Ne duhët që atë intatin dhe zhgënjimin e marrë nga Champions League, ta përkthejmë me një performancë të nivelit të lartë në El Classio”, është shprehur Xavi.
Kujtojmë që supersfida Real – Barcelona, do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në “Estadio Santiago Bernabéu”, duke startuar nga ora 21:00. Madrilenët vijnë në këtë sfidë si kryesues së tabelës së klasifikimit me 78 pikë, ndërsa Barcelona me 70 të tilla renditet në vendin e dytë.