Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Xavi i gatshëm të qëndrojë te Barça, por klubi duhet t’i plotësojë dy kushte

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi i gatshëm të qëndrojë te Barça, por klubi duhet
Xavi Hernandez

Siç dihet prej muajsh Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Trajneri spanjoll ka njoftuar largimin e prej disa muajsh, por mund të ketë një kthesë të papritur të palëve në fund të këtij sezoni.

Katalanasit janë në gare në Champions League, ndërsa në kampionat janë 8 pikë larg Real Madrid. Performanca e skuadrës ka qenë në rritje që kur trajneri njoftoi largimin dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për qëndrimin e tij.

Xavi është i gatshëm të konfirmojë qëndrimin e tij, por fillimisht që kjo të ndodhë klubi duhet t’i plotësojë dy kushte mjaft të domosdoshme. Sipas gazetarit Fernando Polo nga “Mundo Deportivo” bëhet me dije se 44-vjeçari kërkon garanci se nuk do të ketë një largim të profilit të lartë nga skuadra e tij edhe me problemet financiare të mirëdokumentuara të klubit.

Përveç kësaj, Xavi thuhet se dëshiron përforcime të reja “të rëndësishme” për të forcuar skuadrën e tij në të ardhmen. Të tillë si Martin Zubimendi, Joshua Kimmich dhe Bernardo Silva janë cilësuar të gjithmonë si objektiva të mundshëm të verës. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës dhe nëse timonieri spanjoll do të qëndrojë në “Camp Nou” apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga