Real Madrid do të luajë ditën e nesërme në transfertë, ku do të sfidojë Elche në orën 21:00, duel i vlefshëm ky për javën e 13-të të La Liga. Dhe pikërisht përpara kësaj përballje, Xabi Alonso është në “qiellin e shtatë”.
Kjo pasi spanjolli ka marrë lajme super të mira nga stafi mjekësorë. Këto të fundit kanë njoftuar se 5 futbollistët të cilët kishin probleme me dëmtimet, tashmë do të jenë të gatshëm për ekipin.
Kështu Federico Valverde, Kylian Mbappe, Edoardo Camavinga, Dean Huijsen dhe Thibua Courtois tashmë kanë kaluar dëmtimet e tyre dhe do të jenë në urdhrat e Alonsos për këtë përballje. Padiksutim që diçka e tillë la gëzuar pa masë timonierin e madrilenëve, i cili do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje.
View this post on Instagram
