
Tashmë edhe zyrtarisht Xavi Hernandez nuk është më trajner i Barcelonës. Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, i cili në kontratë ishte deri në fund të sezonit 2024-2025.
Klubi katalanas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e zyrtarizon largimine Xavit. Barça e falenderon spanjollin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në karrierën në vazhdim.
“FC Barcelona dhe Xavi Hernández kanë arritur një marrëveshje për të shkëputur kontratën që trajneri dhe stafi i tij kishin me klubin deri në fund të sezonit 2024/25.
Klubi dëshiron të falënderojë publikisht Xavi dhe pjesën tjetër të stafit të tij për angazhimin, përkushtimin dhe për ndihmën e tyre në arritjen e një marrëveshjeje për shkëputjen e kontratës. Gjithashtu i urojmë suksese në të ardhmen si në planin personal ashtu edhe në atë profesional”, thuhet në postim.
FC Barcelona official statement
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 29, 2024
???? https://t.co/AURmBywckQ