Real Madrid nuk mundi as këtë sezon t’ia marr “kurorën” Barcelonës në Superkupën e Spanjës. “Galaktikët” u mposhtën me shifrat 2 – 3, ndërsa i patën shanset për të dalë fitues, ndonëse dështuan në konkretizimin e rasteve, ku treguesi më i qartë ishin 10 – 7 goditjet në kuadrat për Realin.
Sulmuesi Klylian Mbappe u fut në fushë vetëm në minutën e 76, e ku vinte nga një dëmtim. Edhe pse e pati minutazhin e kufizuar, ylli francez la “gjurmë”, jo me gol apo asist, por ndaj rivalit Lamine Yamal.
Specifikisht në minutën e 90-të, Yamal tenton të driblojë Mbappen, jo vetëm që nuk ia del, por me shpejtësi dhe tek lëvizje, goleadori i Realit shtrinë në fushë iberikasin, duke i dhënë “leksion”.
U nevojit ndërhyrja brutale e De Jong për të ndalur 27-vjeçarin, teksa holandezi u ndëshkua me karton të kuq. E gjithë situata ndodhi para syve të Hansi Flick.
Për informacion, vlera e Mbappes dhe Yamal arrin deri në 400 milionë euro sëbashku, nga 200 milionë euro për kok sipas “Transfermarkt”.
