Barcelona ka fituar për herë të 16-të në historinë e saj Superkupën e Spanjës. Triumfi me shifrat 3 – 2 ndaj rivalit të “përbetuar” Real Madrid, ia shton akoma më shumë “shijen” këtij triumfi.
Pjesa e parë përfundoi në barazimin “dramatik” 2 – 2. Seria e golave u hap nga Raphinha në minutën e 36. Braziliani tjetër Vinicius, barazoi shifra në të 47 minutë, pas një inkursioni individual nga linja.
Robert Lewndowski kaloi sërisht në avanatazh të tijtë (49’), por në limite të shtesës, Gonzalo Garcia vendosi baraspeshën, duke e mbyllur 2 – 2 fraksionin e parë të lojës.
Segmenti i dytë dhuroi vetëm një gol, atë të Raphinas në minutën e 73, i cili rezultojë vendimtar. Në minutat e fundit pati kohë për Kylian Mbappe në fushë, sikurse kartoni i kuq për mesfushorin De Jong te katalanasit.
36' Goli i Raphinha
45+2' Goli i Vinicius
45+4' Goli i Lewandowski
45+6' Goli i Gonzalo Garcia
73' Goli i Raphinha
