
Është duke u luajtur pjesa e dytë mes Mallorca dhe Barcelona, e cila është në favor të katalanasve me shifrat 2-0. Për ekipin e Hansi Flick u bë e thjeshtë pas 7 minutash lojë, duke shënuar me Raphinha, asisti i Yamal. Nuk zgjati shumë dhe Barcelona gjeti edhe të dytin me Ferran Torres.
Pikërisht kjo epërsi ndikoi negativisht në ekipin e Mallorcas. Ata u bën më të ashpër në ndërhyrje, duke u ndëshkuar në harkun e 18 minutave me 4 kartona të verdhë dhe 2 të kuq. Por rasti më flagrant përkoi me sulmuesin shqiptar të Kosovës, Vedat Muriqi.
Në përjekje për të zotëruan topin në një duel me portierin e Barcelonës, Garcia, 31-vjeçari goditi lehtë me takë gardianin rival, ndërsa pas rishqyrtimit në “VAR”, arbitri Munuera “ekzekutoi” kartonin e kuq Muriqin vetëm pas 39 minutash lojë.