
Lamine Yamal dhe Alejandro Balde
Barcelona ka triumfuar në transfertë përballë Espanyol, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “RCDE Stadium”, përfundoi me rezultatin 0-2.
Golin e parë për Barcelonën në këtë sfidë, e shënoi talenti spanjoll Lamine Yamal. Sulmuesi i katalanasve realizoi një eurogol në minutën e 53-të të duelit. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Fermin Lopez, me asist të Lamine Yamal.
Kështu, Barcelona është matematikisht kampione e Spanjës për sezonin 2024-2025. Teksa na ndajnë edhe dy javë nga fundi i kampionatit, Barcelona mban vendin e parë me 7 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.
Goli i Lamine Yamal
Poll