
Kylian Mbappe
Real Madrid ka vuajtur tej mase kundër Getafes në transfertë, ndërsa i “zakonshmi” Kylian Mbappe rezultojë deciziv me golin në minutën e 80. Janë regjistruar 10 goditje në kuadrat për “Galaktikët”, por vetëm 1 gol i shënuar.
11 ndeshje radhazi që Mbappe shënon për klubin dhe kombëtaren, diçka që është vërtetë mbreslënëse dhe tregues i formës që po përjeton sulmuesi francez. Pas 9 javësh në La Liga, Reali kryeson me 24 pikë, 2 më shumë se rivali i përjetshëm, Barcelona.
Në datën 26 tetor është planifikuar “El Clasico” në “Santiago Bernabeu”, e cila do tregojë forcën e vërtetë të të dyja ekipeve në garën për titullin në Spanjë.
Poll