
Atletico Madrid po luan momentalisht përballë Realit sfidën e vlefshme për javën e 8-të të La Liga. Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Metropolitano” po udhëhiqet 0-1 nga “Los Blancos”.
Por kjo sfidë është ndërprerë dhe lojtarën janë futur në dhomat e zhveshjes. Shkak është bërë një provokim nga portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, kundrejt tifozëve të Atletico Madrid. Këta të fundit hodhën çakmak në drejtim të tij, ndërsa belgu ja u hodhi mbrapsht dhe i provokoi me gjeste dhe duke buzëqeshur.
Në këto momente, situata po eskalonte me tifozët e “Los Cholchoneros” që tentuan të futen në fushë. Ndërkohë arbitri vendosi të dërgonte të gjithë në dhomat e zhveshjes, me Koke dhe Diego Simeone që po tentojnë të qetësojnë tifozët e tyre.