Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Përmbysje për “kopertinë” mes 4 golave, Barcelona “ringjallet” dhe i jep leksione madrilenëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje për “kopertinë” mes 4 golave,
Raphinha

Barcelona ka triumfuar në shtëpi me përmbysje përballë Atletico Madrid. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të LaLiga spanjolle përfundoi me shifrat 3-1 në favor të ekipit vendas.

Alex Baena kaloi në avantazh miqtë në minutën e 19-të. Ndërkohë që vetëm pas 7 minutash, katalanasit barazuan me anë të Raphinha. Vetëm 10 minuta më vonë, Robert Lewandowski kishte mundësinë për të dyfishuar shifrat, por gaboi nga penalltia.

Ndërkohë që për golin e përmbysjes, mendoi Dani Olmo. Ylli spanjoll shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 65-të, duke shtangur madrilenët. Ndërsa rezultatin e vulosi Ferran Torres, në minutën e 96-të.  

Kështu, Barcelona shkon në kuotën e 37 pikëve, 4 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, por këta të fundit kanë 1 ndeshje më pak. Në krahun tjetër, “Los Colchoneros” mbajnë vendin e 4-t me 31 pikë.  

GOLAT:

Goli i Alex Baena

Goli i Raphinha

Penalltia e humbur nga Lewandowski

Goli i Dani Olmo

Poll

Lexo gjithashtu