Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Ndeshje për notën “10”, Atletico Madrid merr 3 pikë të arta dhe fundos Valencian

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndeshje për notën “10”, Atletico Madrid merr 3
Atletico Madrid

Atletico Madrid ka triumfuar në shtëpi përballë Valencias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të La Liga-s. Sfida e zhvilluar në “Metropolitano”, përfundoi 3-0 në favor të vendasve.

Si fillim ishte Conor Gallagher që shënoi për madrilenët. Mesfushori anglez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 39-të dhe mbylli pjesën e parë me avantazhin e ekipit të tij.

Me nisjen e pjesës së dytë, “Los Cholchoneros” vazhdonin që të ishin akoma dhe më kërkues. Griezmann në minutën e 54-të dhe Julian Alvarez në të 94-tën, mbyllën ndeshjen në mënyrë perfekte.

Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në vendin e 3-të, po aq sa Real Madrid i vendit të dytë dhe 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Në krahun tjetër, Valencia me 1 pikë në 5 ndeshje mbetet në vendin e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga