Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Muriqi shpalos zemrën "prej floririri", sulmuesi "Dardan" kryen gjestin e pashoqë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Muriqi shpalos zemrën "prej floririri", sulmuesi
Shoku i skuadrës së Muriqit duke festuar bashkë me të

RCD Mallorca ka mundur ekipin e Ivan Balliut, Rayo Vallecano me gol të Vedat Muriqit. Ekipi i vogël madrilen është mundur në transfertën ishullore me 1 gol të vetëm të sulmuesit të kombëtares së Kosovës.

Vedati u shpall lojtari më i mirë i ekipit të tij, lojtari më i mirë i ndeshjes dhe sulmuesi më i mirë. Pra, ishte një ditë nën diellin spanjoll që iu kushtua sulmuesit të Kosovës. Bomberi u vlerësua me notën 7.7 në faqet e statistikave prestigjoze, por në sy ra gjesti i tij i pas ndeshjes.

Ky moment po bën xhiron e botës, pasi është shpërndarë nga klubi i mallorca-s. Në video shihet se “pirati” jo vetëm zotëron fushën, por edhe zemrat e tifozëve. Ai ka dhuruar fanelën e tij pasi ka përshëndetur disa tifozë të Kosovës që kishin udhëtuar për në ishullin spanjoll nga vendlindja e tij. Ata e kryen këtë vetëm e vetëm për të vëzhguar golin e për të mbështetur patriotin e tyre. 6000 km + kanë realizuar fansat dhe kjo ia ka vlejtur në fund me fitimin e respektit të Muriqit.

Momenti i veçantë kur Muriqi i dhuron fanelën fansit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga