
Endrick u prezantuar ditën e sotme te Real Madrid. Sulmuesi firmosi kontratë 6-vjeçare me “los Blancos”, ku do të mbajë fanellën e madrilenëve deri në qershro të vitit 2030.
18-vjeçari gjatë fjalës së tij nuk mundi të mbante dot lotët, ndërsa nënvizoi se ka realizuar ëndrrën e tij dhe të familjes me transferimin në Madrid. Ndër të tjera deklaroi se është një ndjenjë e papërshkrueshme të jetë në “Bernabeu”.
Në lot shpërthyen padiskutim edhe prindërit e brazilianit, të cilët ishin aty prezent për të mbështetur të birin. E sigurisht në të tillë momente, fjalët mungojnë, teksa edhe tifozët brohoritën në kor emrin e tij.
“Nuk kam fjalë të përshkruar ndjenjat e mia.
Nuk mund ta përshkruaj… . Gjithmonë kam dashur të jem këtu dhe të luaj oër Real Madrid. Kjo është një ëndërr që kur isha i vogël.
Por sot kam arritur të bëj realietet ëndrrën time dhe të familjes. Është edhe për ta, për të gjtihë sakrificat që kanë bërë për mua.
Më falni që po qaj, por është shumë e vështirë të mbaj emocionet”, ka theksuar Endric. Braziliani te Reali do të mbajë fanellën me numrin 16.
El discurso entero de Endrick como nuevo jugador del Real Madrid
— REAL MADRID FANS ???? (@AdriRM33) July 27, 2024
NO DIGAS NADA SÓLO DA RT ???????????????? pic.twitter.com/KTEnP9TZGh