Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ "Lewangoalski" protagonist absolut, Barcelona mposht Valencian me "poker"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Lewangoalski" protagonist absolut, Barcelona mposht Valencian
Robert Lewandowski

Barcelona ka fituar përballë Valencias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të La Liga-s. Sfida e zhvilluar në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të vendasve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht katalanasit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Fermin Lopez në minutën e 22’. Por, po në pjesën e parë, Valencia përmbysi gjithçka me Hugo Duro dhe Pepelu të cilët shënuan respektivisht në minutën e 27’ dhe 38’.

Në minutën e 4-të shtesë të pjesës së parë, ndeshja e Valencias mori për poshtë, kur portieri Mamardashvili u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e dytë nisi me 10 lojtarë për miqtë, të cilët edhe pse rezistuan shumë, u përmbysën nga Lewandowski. Sulmuesi polak shënoi golin e barazimit në minutën e 49’, ndërsa të 3-tin në minutën e 82’. Për golin e 4-të, Lewa mendoi në minutën e 93' pas një goditje dëninmi të ekzekutuar në mënyrë perfekte.

Me këtë fitore, ekipi i Xavit shkon në kuotën e 73 pikëve, duke mbetur në vendin e dytë. Në krahun tjetër, Valencia me 47 pikë, renditet në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit, duke shpresuar ende për një vend në Kupat e Evropës.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga