Vedat Muriqi
Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Mallorca po luan momentalisht në transfertë përballë Rayo Vallecano. Sfida e vlefshme për javën e 19-të në këto momente është 1-1.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që riktheu baraaspeshën dhe shënoi golin për të tijët. Në rolin e një “bomberi” të vërtetë, Muriqi tundi rrjetën në minutën e 30-të të këtij dueli.
Kështu, sulmuesi me origjinë nga Prizreni shkon në kuotën e 11 golave të shënuar në LaLiga.
Poll
