
Barcelona është fituesja e edicionit të Superkupës së Spanjës. Përmbysje, dopieta, karton i kuq dhe në fund trofeu për të përmbyllur një “El Clasico” të çmendur në 5-2.
Kylian Mbappe dha shpresa për Realin në minutën e 5-të, po vetëm kaq pasi Barça më aps nuk u ndal më. Lamine Yamal iu kundërpërgjigj kokë më kokë francezit ën minutën e 22-të.
Leëa realizoi saktë një 11 metërsh në minutën e 36-të. Raphinha dhuroi “samba” me dopietën e tij në minutat e 39-të dhe 48-të. Balde iu “qepi gojën” madrilenëve në fund të pjesë ssë parë që pati shumë minuta shtesë.
Braziliani i krahut tjetër, Rodrygo sikur hapi pak lojën për “Merengues” po ishte tepër vonë për kryeqytetasit. Dalja me të kuq e Szczesny ishte e vetmja e metë e një skuadre blaugranase perfekte.
Viti 2025 nis siç do të dëshironte Flick. Tani i gjithë fokusi shpërqendrohet në La Liga dhe në Champions, me një ekip katalanas që nuk ndalet në objektiva.
Goli i Mbappe
Goli i Yamal
Goli i Lewandowskit
Goli i Raphinha
Goli i Balde
Goli i dytë i Raphinhas
Goli i Rodrygos