Atletico Madrid ‘shkërrmoq’ Real Valladolid në La Liga me manita. Ekipi madrilen i gëzohet fitores tenistike dhe mbi të gjitha rikthimit tek goli i Antoine Griezmann.
Të besuarit e Simeones mundën 5-0 skuadrën e Ronaldo ‘Fenomenit’, pasi kujtojmë legjenda braziliane është në pronësi të klubit ‘viola’. Për ‘Los Colchoneros’ çdo gjë shkoi siç duhej.
Ish-i i Barçës Lenglet hapi siparin, më pas erdhi goli i francezit, kampioni i botës de Paul i vuri vulën fitores që në pjesë të parë. Juian Alvarez, patrioti i tij shënoi përsëri duke mos munguar në goleadën, e cila u mbyll nga Sorloth në minutat shtesë.
Vlen për t’u theksuar se të katërta golat u bënë që në pjesë të parë, ndërsa më pas Atletico ‘flejti’ rehat.