
Nico Williams
Pas rivalëve Real Madird, Barcelona dhe Atletico Madrid, mund të thuhet se vendin e katërt e zë Athletic Bilbao. Këtë e kanë konfirmuar vetë klubi bask duke arritur të mposhtin ditën e sotme Valladolidin me rezultatin e thellë 7-1.
Me në krye Nico Williamsin që realizoi dy gola dhe asistoi një herë, Bilbao mori një fitore të rëndësishme duke alarmuar ekipet rivale për forcën e tyre.
Baskët renditen në vendin e katërt të LaLigas me 48 pikë të grumbulluara, gjashtë pikë më pak se Barcelona kryesuese, pesë më pak se Atletico dhe tre pikë larg Real Madridit.
Goli i parë i Nico Williams
Goli i dytë i Nico Williams
Poll