Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Vedat Muriqi "braktis" fushën dhe i futet "guidës"! Sulmuesi i Mallorcas s'i kursen batutat për trofetë e klubit: Mund të krahasohemi me...

Shkruar nga NEWSPORT
Vedat Muriqi "braktis" fushën dhe i futet
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka lënë për një çast fushën e lojës dhe i është futur guidës. Sulmuesi i Mallorcas ishte i pranishëm në muzeun e klubit, ku së bashku me gazetarin shqiptar, Arlind Sadikun, kanë parë më nga afër trofetë e fituar në historinë e spanjollëve.

"Pirati" nuk i ka kursyer batutat dhe gjatë bisedës me gazetarin është shprehur se niveli i trofeve nuk është i nivelit si te Barcelona apo Real Madrid, por mund të krahasohet me atë të Arsenalit. 

Dukshëm një "thumb" për skuadrën e Premier League, e cila po rrezikon seriozisht të shpërdorojë kampionatin pasi Manchester City përmbysi hierarkinë e klasifikimit me fitoren në transfertë përballë Burnely, ndërsa në Champions do të luajë shanset ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, edhe Muriqi mund të luajë ndeshjet e fundit me Mallorcan, pasi dardani është objekt i shumë skuadrave të interesuara për shërbimet e tij, ku më konkretisht janë Fenerbahce dhe Barcelona si dy kandidatët e përmendur në javët e fundit. 

Poll

Lexo gjithashtu