Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

UEFA dhe Federata spanjolle "të pamëshirshme" me Atletico Madrid, gjoba të majme dhe përjashtim tifozësh

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA dhe Federata spanjolle "të pamëshirshme" me Atletico
Atletico Madrid

Atletico Madrid ka vendosur që të mos shesë bileta për 5 takimet e radhës që luhen jashtë fushe. Ky vendim ka ardhur pas sanksioneve të marra nga UEFA dhe nga RFEF, federata Spanjolle e Futbollit. Vendimi u mor ditën e sotme dhe u publikua menjëherë.

Javën e kaluar, klubi madrilen u gjobit me 30 mijë euro, pas reagimeve raciste ndaj lojtarëve të Benficas në atë humbje skandaloze në Champions. Gjithashtu, për shkak se derbi madrilen u pezullua prej hedhjes së sendeve në fushë, klubit spanjoll iu ndalua nga Federata vendase të shiste bileta për pjesë të caktuara të stadiumit për 3 ndeshjet e radhës si pritës.

Por, Atletico rrezikon edhe më shumë se aq. Komiteti i Kundër dhunës i Qeverisë ka kërkuar që “Ëanda Metropolitano” të mbyllet tërësisht për 2 javë. Ndalimi i aksesimit me bileta zbatohet për sfidat kundër Real Betis dhe Mallorca në La Liga, kundër Sparta Prague-s dhe PSG në Champions dhe tek sfidës në Copa del Rey me amatorët e Unio Esportiva.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga