Lamine Yamal
Real Madrid u tregua i “mëshirshëm” ndaj Barcelonës, pavarësisht numrit të lartë për të shënuar më shumë se sa 2 gola. Ylli i Barcelonës Lamine Yamal u tall para disa ditësh me Realin, duke u shprehur i bindur se ai do të dilte fitues nga “Santiago Bernabeu”, ashtu siç bëri sezonin e kaluar.
Djaloshi 18-vjeçar vazhdoi me tej se “Galaktikët” ankohen te arbitrat. Pas përfundimit të ndeshjes, Yamal nuk bëri asgjë, 0 gola, 0 asist, 0 tentativa të rrezikshme për gol.
Për ti dalë në mbrojtje ka menduar babai i tij, Monir Nasraoui. Në llogarinë në “Instagram”, Nasraoui shkruan: “Faleminderit Zotit që është vetëm 18 vjeç. Shihemi në Barcelonë”.
Reagimi i babait të Lamine Yamal
Poll
