
Alvaro Morata & Victor Osimhen
Alvaro Morata e nisi këtë sezon me fanellën e Milanit, për ta përfunduar me Galatasarayn. Me këta të fundit ku është i huazuar, arriti të shpallej kampion në Superligën turke.
Tek Galatasaray, Alvaro Morata është i huazuar deri në janarin e vitit të ardhshëm, ku ka mundësinë ta çojë deri në qershorin e vitit 2026. Por e ardhmja e 32-vjeçarit në Turqi nuk është e sigurt.
Siç raporton gazeta “Marca”, për Alvaro Moratën janë të interesuara nga Spanja ekipi i Getafes dhe Sevilla. Megjithatë, nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë tek sulmuesi që është i lidhur me Milanin dhe Galatasarayn.
Poll