Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U rikthye te goli në La Liga pas 5 muajsh, Lamine Yamal: E dija se do të shënoja në një ndeshje të rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye te goli në La Liga pas 5 muajsh, Lamine Yamal: E dija se do
Lamine Yamal

Lamine Yamal mbrëmjen e djeshme është rikthyer te goli në La Liga. Talenti spanjoll shënoi në sfidën që Barcelona fitoi 4-2 ndaj Atletico Madrid dhe ky gol erdhi pas 5 muajsh “agjërim”, pasi golin e fundit në kampionat e kishe shënuar në tetor të vitit të kaluar.

Pas kësaj sfide ka folur Yamal. 17-vjeçari është shumë i lumtur për fitoren, ndërsa sa i takon golin e kishte parandjerë se do të shënonte në një ndeshje të rëndësishme në kampionat. Ndër të tjera nënvizoi se nuk i intereson aspak goli nëse skuadra vazhdon të fitojë.  

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe të marrim tri pikë është gjëja më e rëndësishme, kështu që jam i lumtur.

Goli i parë i Robert ishte i rëndësishëm pastaj goli i Ferran sepse ishte i barazimit dhe pas asaj goli im dhe i katërti i Ferran erdhën në mënyrë natyrale.

E dija se kur të shënoja sërish në La Liga do të ishte në një ndeshje të rëndësishme. Në fund të fundit, nuk më intereson për aq kohë sa ekipi fiton”, ka thënë Yamal.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga