
Marc-Andre ter Stegen më në fund është rikthyer në fushë pas dëmtimit. Pas 223 ditësh larg fushave, ndaj Real Valladolid mori “çelësat” e portës, duke e nisur sfidën si titullarë.
Pas triumfit që skuadra e tij mori 2-1 ndaj kundërshtarvëe, Ter Stegen ka folur për mediat. Gjermani theksoi se mezi e ka pritur rikthimin dhe se për të ka qenë një periudhë mjaft sfiduese dhe shumë e vështirë.
33-vjeçari është shumë i lumtur që rikthehet me fitore dhe se skuadra po bën mirë nën drejtimin e Hansi Flick. Ndër të tjera foli edhe për gabimin e tij në momentin e golit të kundërshtarëve.
“Mezi e prisja këtë ndeshje dhe është gjithmonë më mirë kur largohesh me një fitore. Po ruajmë të njëjtin moment pozitiv, i cili është thelbësor. Tani, na presin disa ndeshje emocionuese.
Pasi kam qenë jashtë për kaq shumë kohë, është mirë të kthehem, veçanërisht me një fitore. Ka qenë një periudhë sfiduese, por mbështetja e ekipit ka qenë e jashtëzakonshme
Të humbasësh 1-0 gjithmonë i bën gjërat më të vështira, veçanërisht në çdo ndeshje jashtë fushe. Ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe është për të ardhur keq që ranë në Segunda sepse janë një ekip i fortë me tifozë të shkëlqyer.
Flick ka arritur të gjejë një ekuilibër të mirë brenda skuadrës. Disa lojtarë luajnë më shumë minuta se të tjerët, por ne jemi të gjithë të bashkuar si ekip. Nëse fitojmë, është më mirë për të gjithë”, ka theksuar gardiani i portës.