Gavi është rikthyer në fushën e lojës pas 348 ditësh. Mesfushori ka lënë kështu prapa krahëve dëmtimin e 19 nëntorit të vitit të kaluar dhe tashmë është gati për të kontribuar sërish për Barcelonën.
Në fitoren që katalanasit morën ndaj Sevillas me shifrat 5-1, Gavi hyri në minutën e 83 në fushën e lojës, duke zëvendësuar Pedrin. Rikthimi i tij nuk mund të ishte më i mirë se kaq, pasi mesfushori mori edhe shiritin e kapitenit në minutat e mbetura.
Në momentin që Gavi shkel në fushë, i gjithë stadiumi u ngrit në “këmbë”, ku të pranishmit duartrokitën për rikthimin e tij. Për këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, talenti spanjoll falenderon të gjithë për mbështetjen, ndërsa nënvizon se tashmë duhen dy fitore rresht.
“Culers, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj sot. E vërteta është se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, gjithashtu për fitoren. Tani, le të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Ju dua shumë,” thekson Gavi në një video të publikuar në profilet zyrtare të Barçës në rrjetet sociale.
To: Culers
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2024
From: Gavi
Subject: I love you! pic.twitter.com/s2l7eeKv73