Qyteti i Valencias në Spanjë prej ditësh ka rënë “pre” e përmbytjeve masive. Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë qytetin spanjoll duke shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha.
Jose Castillejo, ish-futbollisti 28-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në përmbytjet e Valencias. Ish-lojtar i këtyre të fundit, bëhet personi i 158-të që humb jetën nga përmbytjet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Valencias në rrjetet sociale. Klubi spanjolll i La Liga nderon ish-in e tyre.
"Valencia CF mban zi për vdekjen e José Castillejo, viktimës nga përmbytjet e shpejta. Castillejo doli përmes sistemit të të rinjve të klubit deri në nivelin U18 dhe luajti për ekipe të tjera në rajon", shkruhet në njoftimin e Valencias.
Kujtojmë që Jose Castillejo e ka lënë futbollin në vitin 2020. Skuadra e fundit e tij ka qenë Vlamarxant.
@valenciacf_en mourn the passing of José Castillejo, casualty of the flash floodings
— Valencia CF (@valenciacf_en) October 31, 2024
José Castillejo came up through the @Academia_VCF youth system up to U18 level and played for others teams in the region.
R.I.P. pic.twitter.com/El8OZRKbUC