Superkupa e Spanjës sa vjen e afrohet dhe për këtë të gjithë "sytë" janë nga ekipet të cilat janë në garë për titullin. Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se klubi do të bëjë gjithçka të mundur për ta rikthyer Kylian Mbappen në kohë. Në fakt një rikthim i cili është nën hijet e dyshimit për shkak të gejndjes fizike të tij.
Sulmuesi francez po vuan prej disa javësh nga një lëndim në gju, ndërsa në fund të dhjetorit u diagnostikua zyrtarisht me problem në ligament.
Pas ndeshjes ndaj Real Betisit, madrilenët do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite, ku më 8 janar do të përballen me Atletico Madridin në gjysmëfinale. Edhe një finale e mundshme ndaj Barcelonës ose Athletic Bilbaos, 3 ditë më vonë.
Ndërsa sa i takon afatit të saktë të rikthimit, trajneri Alonso u shpreh se asgjë nuk dihet deri më tani, por do të bëj të pamundurën duke shtyrë sa më shumë afatet. Që në këtë mënyre edhe Mbappe të marrë të gjithë kohën që i duhet.
“Do të shtyjmë deri në fund afat. Gjithçka varet nga mënyra se si ndihet ai dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta rikthyer sa më shpejt. Kur? Kjo është pyetja. Nuk e di ende. Një përgjigje më të qartë do ta jap në konferencën e ardhshme për shtyp”, ka përfunduar trajneri.
