
Andriy Lunin me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm për finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Dortmund. Portieri që ruajti katërkëndëshin e madrilenëve pas dëmtimit të Cuortois, mungoi në stërvitje ditën e sotme për shkak të gripit.
Kjo është dita e dytë që Lunin humb stërvitjen. Thibaut Courtois është i gatshëm për ta nisur nga minuta e parë. Dhe pse ekziston mundësia që Lunin të rikuperohet, Ancelotti pritet të preferojë belgun Courtois para tij.
Kujtojmë se Reali kërkon trofeun e 15 të Champions League më 1 qershor. Takimi që merr jetë të shtunën, nis në 21:00.
Poll